Basha në Vlorë: Dikujt i ka rënë infarkt kur ka ardhur Bujari

17 Mars 2021, 11:57

Nga Vlora, kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për të gjitha herët që ka përmendur Bujar Leskajn, drejtuesin politik të PD në Vlorë. Basha tha se nëse Rama do kishte një neri si Leskaj do e klononte këtë të fundit për ta kandiduar në disa qarqe.

“Unë i kam rënë pikës, e dikujt i ka rënë infarkti kur ka ardhur bujari këtu. Të kishte një njeri si bujar leskaj ai  që e shan përditë do e klononte 12 herë ta vinte në krye të çdo qarku . Është në krye të një ekipi dhe do u shërbejë vetëm ju”, tha ai.

  •