Basha në Vlorë: Me programin tonë 100 mln euro subvencione për fermerin! Të kishte Rama një njeri si Leskaj, do e klononte 12 herë që ta vinte në krye të çdo qarku

17 Mars 2021, 19:04

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë ku ka zhvilluar një vizitë në dy fabrika vaji në Novoselë. Basha theksoi, se shqiptarët janë të bashkuar për ndryshim dhe se PD ka si qëllim të hapë për bizneset e vogla, siç janë fabrikat e vajit të ullirit në Novoselë, tregje evropiane.