Basha në Vorë i shoqëruar nga dhjetëra persona: Rindërtimi prioritet i qeverisë sonë të ardhshme

15 Mars 2021, 12:06

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në qytetin e Vorës, teksa është i shoqëruar nga dhjetëra persona, të cilët mbajnë maska të PD. Ai shoqërohet nga Flamur Noka. Ai tha se do të përshpejtohet procesi i rindërtimit. “Do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit duke dhënë shpërblim financiar sipas dëmit , jo disa sipas nënës dhe njerkës, prandaj do e përshpejtojmë duke ndërtuar pronat aty ku i kanë pasur”, tha Basha.