Basha në zonat e përmbytura në Shkodër: S' është koha për politikë! Gjendja mund të jetë më mirë e menaxhuar, duhen masa urgjente

10 Janar 2021, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2021-01-10 13:39:36

Kreu i PD Lulzim Basha, k ka vijuar vizitat në zonat e përmbytura në Shkodër. Kreh kryebashkiaken Voltana Ademi, Basha tha se është koha për ta lënë mënjanë politikën, ndërsa i bëri apel qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të normalizuar situatën. Sipas tij gjendja mund të ishte menaxhuar më mirë.

"Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës për të përballur një situatë të rëndë. Në këtë situatë krizash siç është pandemia e cila po na kushtoin dhe jetë njkerëzish. Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ademin dhe me përfaqësuesit tanë në zona të goditura rëndë. Duhen marrë masa urgjente. Duhet të ketë transparencë.Sasia e derdhjeve shtesë është dyfishuar", tha kreu i PD.

Po ashtu ai theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të ndihmojë banorët.

"Me këtë mot situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen marra masa urgjente. Banorët po pësojnë goditje pas goditjesh., Mund dhe duhet të bëhet sa më shumë për të mbajtur nën kontroll situatën. Do vazhdoj të qëndroj pranë banorëve. Njerëzit tanë po punojnë me mish e me shpirt. Detyra kryesore e qevberisë është të bëjë gjithçka për të mirëmenaxhuar situatën.  Një mirëmenaxhim i mirë mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar deri më tani. Situata po peripiciton me shpejtësi. Ti shtrohet punës. Unë do bëj gjithçka për të ndihmuar banorët e shkorës, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren pranë familjevbe të gopditura", shtoi Basha.