Basha nga Elbasani: Rama provokoi qytetarët, koha e tij ka përfunduar

14 Mars 2021, 12:22

Teksa ka uruar dhe një herë Ditën e Verës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se incidenti në Elbasan u provokua nga ata që ai i cilëson si 'kriminelët e Ramës'.

"Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjuen e pranverës.  Koha e Edi Rama ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë. Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t'i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen", tha Basha.