Basha nga Pogradeci: Kur të vij në pushtet një vit inspektoratet do i fus në 'karantinë'! Për COVID-in ruhuni vetë, se qeveria u dorëzua

4 Korrik 2020, 12:39

Lulzim Basha nga Pogradeci premtoi se kur të vijë në pushtet vitin e parë nuk do të lejojë asnjë inspektor që të kontrollojë bizneset. Ai tha se do i fusë në 'karantinë' për një vit, deri kur të bëj një ligj europian. "Kosova dha 400 mln euro paketë për të ndihmuar konsumin dhe sipërmarrjen dhe vitin tjetër 1.2 miliard euro për shkak të COVID-it. Tani shikoni cfarë ka bërë Shqipëria, shpërndau 90 mln euro për 3 muaj, megjithëse buxheti i Shqipërisë është dyfish më i madh se i Kosovës. Ta dinë edhe ata që mendojnë se është përballje politike, asgjë personale, vetëm meraku dhe brenga juaj, ku po shkojnë paret? Receta jona ishte 90 mln euro në muaj që është injoruar dhe tallur.