Basha: Njoftuam dy ditë më parë për prekurit në fasonerinë e Krujës, qeveria veproi vonë, infeksioni u përhap në Kurbin

17 Prill 2020, 16:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-17 19:38:19

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon qeverinë se po vepron me vonesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Konkretisht, lideri demokrat shprehet se opozita njoftoi strukturat për rastin e dy gra të infektuara në fasonerinë në Krujë, por akuzon se qeveria reagoi me vonesë dhe si pasojë COVID-i u përhap nga fasoneria e Krujës në dy zona në Kurbin duke u kthyer në një kambanë alarmi.