Basha nuk i ka mirë punët me numrat, e korrigjon taksisti: Nuk janë aq taksi o Kryetar

7 Tetor 2020, 13:15 | Përditesimi: 7 Tetor 2020, 13:15

Kryetari i PD, Lulzim Basha dihet që nuk i ka mirë punët me numrat dhe aritmetikën dhe gafës së famshme me shumëzimin 7x7=42, i shtohet sot edhe një tjetër gjatë një bisede që pati me taksistët që operojnë në kryeqytet. Por, teksa drejtuesit e taksive prisnin prej tij ndonjë program, kreu demokrat lëshoi gafën e radhës.
Si ish kryetar i bashkisë së Tiranës, Basha duhet ta dinte numrin e taksive që operojnë në Tiranë, por me sa duket u desh ndërhyrja e një taksisti për ta korrigjuar.Basha: Duhet të jenë diku te 2000-2500 (taksi) në gjithë Tiranën. 
Taksisti: Taksi? 
Basha: Po. 
Taksisti: 1500-1400 janë, bashkë me kompanitë.

b.ha./Shqiptarja.com