Basha nuk tërhiqet nga bllokimi i zgjedhjeve: Është betejë 'jetë a vdekje'

20 Maj 2019, 20:29

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka ndryshuar qëndrim nga skenari i PD-së dhe opozitës së bashkuar për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve. Basha e ka cilësuar këtë betejë si "jetë a vdekje", duke theksuar se nuk ka asnjë hap pas.

"Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit, ia vlen çdo sakrificë. Unë PD, opozita dhe gjithë shqiptarët do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion. Kjo është një betejë "jetë a vdekja" dhe fundi i kësaj beteje do të jetë fundi i këtyre që duan të kthejnë tiraninë dhe fitorja e gjithë shqiptarëve", u shpreh Basha.

Pavarësisht se prej javësh përfaqësues të ndryshëm nga opozita kanë deklaruar se nuk do të lejojnë të zhvillohet procesi i votimit, por nuk kanë bërë të ditur rrugën që do të ndjekin. Një mënyrë mendohet të jetë ajo që ka deklaruar Çlirim Gjata, nëpërmjet komisionerëve.