Basha nuk zë mend nga gjoba 5 mln, mbledh qindra qytetarë në Durrës: Një frymë e jashtëzakonshme

12 Mars 2021, 13:20

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk ka zënë mend nga gjoba e marrë për tubimin në Kavajë dhe ka mbledhur sërish dhjetëra qytetarë në fushatë elektorale, kësaj herë në qytetin e Durrësit. Shëndeti i qytetarëve duket se ka kaluar në plan të dytë dhe kjo pamje për Bashës është një tregues i një fryme mbështetëse për demokratët. Ironike është fakti që teksa takon qytetarët Basha i pyet “Si jeni me shëndet, jeni ruajtur ndopak”.