Basha: Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Qeveria të veprojë tani

5 Prill 2020, 17:23

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur deklaratat e tij për të bërë sa më shumë testime për të dyshuarit me COVID-19, me argumentin se kjo do të ndihmojë që karantina që zgjas më pak dhe pasojat ekonomike të jenë më të ulëta. Basha thotë se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë, prandaj qeveria duhet të veprojë tani ose sipas tij do të jetë shumë vonë.