Basha: Paketat e qeverisë gjysmake! Akoma nuk është zbatuar e para

13 Prill 2020, 21:41

Lulzim Basha paketën e dytë ekonomike e cilësoi gjysmake. Ai tha se qeveria lekët i ka në buxhet, ndërsa tregoi edhe formulën si mund të gjenden 260 mln euro. "E dyta janë familjet në nevojë. Paketën po e marrim të mirëqenë që u shpall sot dhe ti shtojmë edhe paketën e para një muaji që akoma nuk është zbatuar, prapë janë sa 2/3 e paketës së Kosovës, që po bën gati të dytën. Po ecet me gjysmë pakete me gjysmë pakete, qeveria i ka mundësitë, po të dojë i gjen paratë. 120 mln euro koncesionet, 100 mln euro të investimeve publike, 40 mln të shpenzimeve operative, përbëjnë 260 mln euro. Akoma më dramatik është zbatimi i paketës.