Pas takimit me me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU, për Europën Katja Leikert dhe Ambasadorin austriak Johan Sattler, ka reaguar sërish për çështjen Kajmaku. Sipas Bashës edhe pse PD publikoi dokumente se Kajmaku është i dënuar në Greqi Prokuroria dhe kryeministri Rama heshtin.
Më pas Basha ka thënë se Kajmaku e ka llogari të hapura me drejtësinë greke por tashmë pas kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit edhe me drejtësinë shqiptare, pasi sipas tij ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.
"Bëhet fjalë për dhjetra kryebashkiakë. Duhet të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që Kajmaku është shkelur dekriminalizimin. Duhet të dënojë heshtjen e Prokurorisë, si një shtojcë e Ramës, Ka 24 orë që hesht. Pse hesht Arta Marku. Rekorde zyrtare që Kjamaku është i dënuar janë publikuar. Heshtja e Ramës dhe Prokurorisë tregojnë që Kajmkau ishte i dënuara dhe e dinin. Ai nuk mund të kandidohej duhet dhe ka llogari të hapura edhe me drejtësinë shqiptare. Paralizë e sistemit të drejtësisë. Si Jorgo Kajmaku apo Valdrin Pjetri, nuk kemi të dhëna se kanë nisur procedurat për të. Mbrohen nga Rama është një problem i madh për ekonominë tanë. Këta vjedhin pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bizneset. Ata promovohen nga Rama". ka thënë Basha.
Basha pas takimit me faktorin ndërkombëtar sulmon Kajmakun: Ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe shqiptare
No videos found.