Basha për DW: Dalja nga parlamenti është një rrugë pa kthim, në Europë nuk shkohet me gënjeshtra

4 Prill 2019, 18:27

Lideri demokrat Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për DW ku shpjegon arsyet e krizës politike në vend. Basha tha se në Europë nuk shkohet me gënjeshtra por me vlera kushtetuese dhe u ndal tek dosja 339 e cila sipas tij dokumenton edhe vjedhjen e votës në parlament.

Ai tha se dalja e opozitës nga parlamenti është një rrugë pa kthim e cila ka për qëllim jo vetëm të rikthejë votën e lirë të shqiptarëve por tranformimin e sistemit zgjedhor në vend.

-Vitin e kaluar thatë se po bëj lobim për hapjen e negociatave. Keni ardhur me të njëjtin mesazh edhe sot?

Takimet që janë organizuar nga mikëpritësit e mi në Bundestag edhe me qeverinë federale kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimi me partnerët tanë në Gjermani kanë për qëllim tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra por me vlera dhe të vërteta dhe një parlament të zgjedhur nga vota.

-Parlamenti është zgjedhur nga vota. Kemi pasur raste të shitblerjes së votës. A nuk mund të trajtohen ato në kuadër të drejtësisë ashtu si në demokracitë e tjera?

Themeli i demokracisë është vota. Kur bie vota e lirë ka rënë demokracia. Ajo që dosja 339 tregon është në 2017 krimi në bashkëpunim me kuptolën e Rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Krimi dhe kapja e shtetit dhe ekonomisë përmes pastrimit të parave kanë vrarë shpresën dhe kanë shkatërruar mundësitë kanë shkaktuar emigracion masiv. Tani është momenti ti japim Shqipërisë një transfromim rrënjësor.

-Ju keni disa mandate dhe të gjitha këto probleme dhe mund t'i kishit zgjedhur në parlament. Si mund ta zgjidhim, a do ktheheni prapë në parlamet?

Largimi në Parlament ndodhi pas shterimi të cdo mundësie për të zgjidhur këtë krizë ilegjitimiteti. Ju kujtoj se partnerët gjrmanë i njohin këto probleme dhe i kanë ngritur prej kohësh. gjërat janë oërkeqësuar. Dalja e opozitës nga parlamenti është nja dalje pa kthim. Kriza është një mundësi për t'i dhënë shqiptarëve një sistem që i shërben atyre. Ky transformim do ketë mbështetje. Ai shkon përtej zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne duam vlerat  e vërteta europiane. Të garantojmë që Reforma në Drejtësi të prodhojë rezultate. Qëllimi është të kemi një proces politik të lirë që mund të ndodhë vetëm përmes një qeverie tranzitore.

-Reforma zgjedhore ka ngecur në vend?

Këta janë shqetësimet që ka ngritur dhe DASH. Është emergjencë të ndërtojmë një proces tranformues që i shërben të gjithëve. Këto janë vetëm hapat e parë. Ne duhet të përqafojmë një ndryshim të madh. Bëhet fjalë për ndërhyrje të thellë që në ta ardhmen as një person të mos i kapë të gjitha pushtetet në dorë.

-Halli është të hiqey kryeministri?

Ky nuk do të jetë fundi po fillimi i një transformimi që do të sjellë ndarjen dhe kontrollin e pushteteve që qeverisja e ardhshme t'i shërbejë qytetarëve.