Basha për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës: Nuk i plotësojnë kushtet, 75 milion euro nga shteti për kompani pa asnjë punëtor

16 Tetor 2020, 13:29

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur akuzat për inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit për të cilët thotë se janë fiktivë.

"Ushqimet me listë po shtohen konsumi po bie, Rama i vetmi që se vë ujin në zjarr.  Kjo barrë duhet të bashkëndahet sot dhe prej me shumë se dy javësh përsëris planin tonë.

Edi Rama vazhdon aferat korruptive. Ajo e inceneratorëve. Rama i ka dhënë dhjetëra milion euro të parave të popullit shqiptar një personi që ka një  kompani guancë me 3 incerenatorë në Elbasan Fier dhe Tiranë. Në Tiranë kompania është regjistruar një ditë para se të merrte koncesionin. Në Fier sapo ka marrë tenderin ia ka blerë  kuotat kompanisë italiane për 20000 lekë të reja dhe ia dha kompanisë guackë.