Basha përshëndet policët që po garantojnë masat e marra nga qeveria: Shërbim të mbarë!

8 Prill 2020, 23:05 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 23:27:04

Teksa po kalonte në rrugë me maskë dhe doreza, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur patrullën e policisë të vendosur te Rruga e Elbasanit, te 'Filologjiku'. Lideri demokrat u ka uruar shërbim të mbarë efektivëve që kontrollojnë cdo hyrje në Tiranë nga juglindja. "Mirupafshim shërbim të mbarë" dëgjohen fjalët e kryedemokratit drejtuar policëve.