Basha: Po përgatitet arrestimi i Dakos, por Rama nuk shpëton

25 Shkurt 2019, 18:54 | Përditesimi i fundit: 2019-02-25 21:45:29

TIRANE-Pasditen e sotme kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtuesit e degëve në kryeqytet në kuadër të përgatitjeve të protestave para parlamentit, e radhës në 28 shkurt. Në përfundim të takimit, Basha u shpreh për mediat 'Takimet në PD janë itensive në funksion të aksionit opozitar. Dua të ndaj një paralajmërim për Ramën, asnjë përpjekje nuk do ta shpëtoja nga përgjegjësia ligjore dhe politike, është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Në orët e fundit po përgatitet arrestimi i Dakos, duhet të kishte ndodhur që kur dosja faktoi se janë kapur në përgjigje. Mos arrestimi u bë me urdhër të Ramës, ai flinjoi edhe Xhafën. Ndaj arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, por nuk e shpëton Ramën. Urdhor të arrestohet dako që sonte, mund të flijojë edhe njerz të tjerë të afërm të tij, por asjgë nuk ndyryshon në vendosmërinë e opozitës, vendi nuk mund të mbetet më peng i një njeriu të kapur duke vjedhur votat. Rama duhet të largohet, kupa është mbushur, mjaft është mjaft. Dako duhet të arrestohet, por edhe të tjerë që nesrë mos u shkojë në mendje që të ulen me Nicet" tha ai.