Basha prezanton platformën e PD-së për 'Zgjedhje të Lira e të Ndershme'

2 Maj 2019, 11:30 | Përditesimi i fundit: 2019-05-02 12:55:27

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur sot opozitën e bashkuar, ku do të bëhet  prezantimi i platformës për Zgjedhje të Lira e të Ndershme. Në këtë takim janë krerët e partive aleate të PD. Në sy bie mungesa e Vagjel Dules, e ndërsa ndryshe nga takimet e tjera, i pranishëm është edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Takimi vjen disa orë përpara protestës së paralajmëruar, ku nga ora 18:00-20:00 do të bllokohen rrugët kryesore në 12 qarqet e vendit.