Basha pritet me dyshek në Korçë/ ‘Luli fli sa të duash o artist’

4 Nëntor 2018, 13:35 | Përditesimi: 4 Nëntor 2018, 13:35

Korçë-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në qarkun e Korçës ku ka takuar qytetarë, mbështetës të PD por edhe simpatizantë të tij. Por duket se jo të gjithë e mirëpresin kryedemokratin në vizitat e tij.

Shqiptarja.com ka mësuar se në pedonalen e qytetit të Korçës, janë vendosur disa dyshekë me mbishkrimin “Luli fli sa të duash o artist”.

Basha tha dje nga Korça se të rinjtë shqiptarë janë pa shpresë, ndërkohë që sot, Basha komentoi vendimin e Metës për të mos dekretuar Lleshin.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë...

b.ha./Shqiptarja.com