Basha publikon videon, ja si u zhvendos Lana te projekti Unazës së Re

23 Dhjetor 2018, 10:10 | Përditesimi i fundit: 2018-12-23 10:22:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me projektin te Unaza e Re. Lideri i PD ka përsëritur akuzat se Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.

“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë” shprehet Basha.