Basha publikon videon: Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë

20 Mars 2018, 15:03

Me anë të një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha ka nxjerrë disa shifra ku situata mes papunësisë dhe varfërisë është alarmante. 

Të dhënat e mbledhur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit tregojnë se në Shqipëri 50 655 persona jetojnë me ndihmë ekonomike, skemë nga e cika janë përjashtuar 28 836 vetë.

Ndonëse qeveria thotë se iu ka ofruar vende pune të përjashtuarve, të dhënat flasin vetëm për 454 vende të lira pune.
“Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë”, shkruan Basha bashkangjitur videos.