Basha: Qeveria të blejë pajisjet që nxjerrin përgjigjet për 45 minuta për koronavirusin

11 Mars 2020, 17:21 | Përditesimi i fundit: 2020-03-11 20:53:37

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të shtojë fondin për të përballuar koronavirusin me pajisjet e mjaftueshme dhe të fundit që nxjerrin analizat për 40-45 minuta. "Shqetësues këtë rast e bën trajnimi i kësaj zonje. Dua të përsëris edhe njëherë këshillën, kërkesën e të gjithëve që të ndiqet me kujdes protokolli i masave. Dua të përsëris thirrjen ndaj qeverisë që të sigurojë pajisjen dhe aparaturat për mjekët dhe stafet. Nëse nuk arrijmë ti mbrojmë, si mund të mbrojmë njerëzit, nëse të parët që goditen janë mjekët?!