Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për mediat, duke hedhur akuza të tjera ndaj kryeministrit Rama. Sipas Bashës edhe pse Edi Rama është shkaku kryesor që BE refuzoi hapjen e negociatave ai përsëri vijon të rrijë në qeverisje ndryshe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.
Ndër të tjera kreu i opozitës, Basha, deklaroi se Bashkimi Europain i ka thënë jo Edi Ramës dhe 'po' Shqipërisë, për këtë arsye sipas tij Gjermani vendosi kushte për vendin tonë.
Basha në fjalën e tij kërkoi zgjedhje të lira ku sipas tij do të formohet një qeveri që do të sigurojë kushtet e nevojshme për hapjen e negociatave.
Deklarata e plotë e Bashës:
Vleresim sipas merites eshte qendrimi i prere i vendeve anëtare per vendet që duan t’i bashkohen BE-së. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperise nuk e meritonte hapjen e negociatave.
Per kete u artikuluan disa kushte qe ne thelb tregojnë se qeveria ka bere hapa pas nga viti ne vit. Situata e rende ekonomike, mungesa e mundesive qe vjen prej kapjes se institucioneve dhe pabarazise para ligjit, ka detyruar shqiptaret te largohen si azilkerkues. Krimi dhe korrupsioni jane shqetesim per vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtesise e te inkriminuarve dhe korruptuarve ne nivele te larta jane kerkesat e panegociueshme per hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian sic deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.