Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp akuzoi kryeministrin Edi Rama se prej 6 vitesh në pushtet ka korrur vetëm dështime. Basha tha se Rama nuk e do integrimin europian të vendit, pasi një vend që kërkon të bëhet anëtare BE nuk bën ligje për të vjedhur popullin e tij.
"Është bërë kaq i parashikuëshëm sa fjalimi që ia parashikova para dy muajsh sapo e mbajti në parlament. Ky njeri në pushtet prej 6 vitesh dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociata dhe sicc duket qartë dështoi sicc ka dështuar në ccdo projekt tjetër. Ky dështim nuk është as i fundit dhe as i pari, Për këtë arsye Shqipëria është në krizë ndërsa ksuhetet e Europës sa vijnë dhe shtohen. Pse ato vende i thonë PO Maqedonisë dhe JO Shqipërisë. Arsyeja është e thjeshtë se Edi Rama ka dështuar në ccdo fushë ku kërkohet progres dhe tani po përpqet t'i ikër përgjegjësisë. I ka ikur përgjegjësisë duke fshehur faktin se Shqipëria edhe këtë vit ka arritur rekord për trafik të drogës. Edi Rama fatkon para shqiptarëve se nuk e do integrimin europian. Një vend që kërkon të bëhet anëtare BE nuk bën ligje për të vjedhur popullin e vet, nuk zgjat dot as 24 orë. Kjo është e vërteta. Ky nuk është momenti për të vazhduar këtë lojë 6-vjeçare. Shqipëria është në një krizë të thellë politike.Nuk kemi kohë për të humbur me njerëz që kanë dështuar dhe tani nuk duan të mbajnë më përgjegjësi. nëkëtë kohë të vështirë ku bizneset janë në kolaps. Të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Nuk e meritojnë shqiptarët të mbeten mbrapa. Duhet një drejtim i ri dhe ky drejtim na duhet shpejt. Reforma Zgjedhore është prioritet. Kjo nuk është asnjë beteje as për Edi Ramën dhe as për Lulzim Bashën. Ne kemi propozouar planin për nxjerrjen e vendit nga kriza", u shpreh Basha.