Basha: Do ndjekim paratë e shqiptarëve, do të ketë protesta të fuqishme

4 Shtator 2019, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2019-09-04 11:48:49

TIRANË- Kjo e mërkurë ka nisur me një takim përreth një orë në selinë blu, të liderit demokrat Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, një takim kokë më kokë mes dy liderëtë të opozitës të bashkuar jo parlamentare që paraprin atë që Basha do të mbajë të enjten me aleatët e partisë.

Këto janë përgatitjet e opozitës për valën e re të protestave antiqeveritare që ka paralajmëruar edhe më herët të nisë në shtator. Por këto takime nuk kanë nxjerrë një datë se kur do të nisin këto protesta. "Lajme të reja mos prisni", tha lideri demokrat në një prononcim për mediat pas takimit me Kryemadhin. "Protesta ka pasur, do të ketë dhe do të jenë gjithmonë e më të fuqishme", shtoi kryedemokrati. Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk dha detaje se si do të jetë plani anti-qeveritar i opozitës për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

    No videos found.