Basha: Rama 'po kap Kushtetuesen' se ajo do vendosë për 30 qershorin dhe shkarkimin e Metës

15 Nëntor 2019, 19:16

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se kryeministri Rama po përpiqet që të "kap' edhe Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit do të gjykojë dy çështje të rëndësishme si zgjedhjet e 30 qershorit dhe shkarkimin e presidentit Meta.

"Rasti i Ramës për të kapur gk tregon kush nuk e do Drejtësinë e pavarur. Kush nuk e do SPAK, BKH sipas Kushtetutës...Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e cdo institucioni është rregulli i kësaj qeverisje. Kurajo e kësaj qeverie që të uzurponin kompetencat e një institucioni tjetër që të kapnin një anëtarë dhe lehtësia që u munduan ta kalojnë këtë, tregon dimensionin kriminal të kapjes së cdo institucioni. Parlament i paligjigjshëm që bëjnë teatër, ose vjedhin dhe grabisin pasuritë e shqiptarëve. Teatër tre ditor me Gjykatën Kushtetuese, se e dimë që do gjykojë çështje urgjente siç është 30 qershori, iniciativa për të shkarkuar presidentin. Por GjK është dhe një nga kushtet e Europës", tha Basha.