Basha: Rama reagoi për vrasjen e Klodjan Rashës kur u ngritën qytetarët! Bëri Lleshajn mish për top

11 Dhjetor 2020, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2020-12-11 22:44:03

Në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë kreu i PD Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi ka thënë se ndihet krenar për atë që ka bërë partia sipas tij në gjithë këto vite, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë.

Gjatë mesazhit të tij ai tha se sot nuk mund të festohet ashtu siç do duhej, për shkak të pandemisë, ndërkaq është ndalur duke hedhur akuza ndaj qeverisë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha, nga polici Nevaldo Hajdaraj. 

Kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për PD por për të gjithë Shqipërinë. Shënojmë 30 vjetorin por edhe kthesen e ndryshimit. PD se ka emrin rastësisht PD, por se shënjon linjën e demokracinë në vend. Ajo fillon të jetë mburoja dhe garantuesje e demokracisë dhe ne jemi krenarë për rolin që ka luajtur PD. Ajo lindi nga lëvizja studentore. Anëtarësian Shqipërinë në Nato, hoqëm vizat, hapëm vende pune sollëm zhvillim infrastrukturor. PD punoi për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe të ardhmen e shtetasve shqiptarë.

Sot është e vështirë të festojmë bashkë sepse Shqipëria është në situatë dramatike pas 7 vjet premtime  të pambajtura. Rama e ka çuar vendin drejt humnerës ka dhënë ndihmat më të ulëta. Papunësia është rritur dhe vazhdon të rritet të rinjtë tanë vazhdojnë të largohen. Spitalet tona po shkojnë drejt kolapsit, punonjësit tanë vazhdojnë të punojnë me vetemohim edhe pse qeveria nuk i paguan sa duhet nuk rrit numrin e shtretërve nuk siguron barnat dhe paisjet  e nevojshme. Mjekët tanë po punojnë si heronj. Kjo qeveri  e parërgjegjshme dhe e paaftë e ka humbur kontrollin. ska asnjë plan për të luftuar covid", tha ai.