Basha: Rama u detyrua nga ndërkombëtarët për tryezën e reformës zgjedhore, opozita ka dy objektiva

16 Janar 2020, 16:56

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha për mediat se i shprehu dy objektivat e opozitës, që janë zgjedhjet e parakohshme me reformën e re zgjedhore dhe mbështetja e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

"Presidentja e re e komisionit, strategji që unë dhe opozita e mbështesim. Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi se zgjidhja e krizës së rëndë përmes zgjedhjeve të lira të paraprira nga reforma zgjedhore dhe hapja e negociatave janë dy objektiva madhore. Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e BE-së që mundësoi dialogun për reformën zgjedhore, si hap i parë për të cuar në rivendosjen e demokracisë, ku qytetarët zgjedhin dhe jo krimi.

Pa kthyer legjitimitetin asgjë nuk do të bëjë përpara, as punësim dhe as ndalje të emigracionit. Ne jeim të vendosur ti japim fund krizës me cfarë do kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira. Mirëpres sensin e realizimit. Shpreha mbështetjen për integrimin e vendit dh edo të vijojmë të bëjmë gjithcka. Nuk ka rrugë tjetër përvec zbatimit të nëntë kushteve, që ka filluar një proces për të parë nëse do të ketë vullnet nga pala tjetër. Pjesa tjetër është përgjegjësi e qeverisë. Me komisonerin e ri patëm mundësi të shihemi në sy" tha ai.

I pyetur nëse është gati që të shkojë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, lideri demokrat deklaroi i prerë se "Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme". Referuar tryezës së reformës zgjedhore, Basha tha se ndërkombëtarët nuk detyruan opozitën, por shumicën që të ulej në dialog. "Detyroi shumicën të pranoi ta nxjerrë procesin nga parlamenti ilegjitim i Damianëve. E dyta se përse Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg, është pyetje për Edi Ramën dhe jo për mua" përfundoi ai.