Basha: Rama vodhi premtimin tonë për rritje të pagave të mjekëve dhe të infermierëve! Duhet t'u kërkonte falje

29 Shtator 2020, 11:54

"Propozimet e Ramës tregojnë që për 7 vite e ka drejtuar vendin në rrugën e gabuar dhe tani që po i vjen fundi merr propozimet e PD dhe i paraqet si propozim të tyre. Duhet të kërkojnë ndjesë se përse e lanë shëndetësinë në këtë gjendje, Rritja 4% nuk është ajo që meriton mjekët, 1200 euro për mjekët dhe 700 për infermierët propozojmë ne. Ju thotë bareve dhe restoranteve hapuni se në vend që të marrë masa që të kenë mbështetjen e nevojshme, ju thotë "ku rafshi mos u vrafshi". pra është shumë e papërgjegjshme, lëshim  i situatës pa duar. problemi me Shqipërinë në të gjitha aspektet nuk është se ka keqmenaxhim, por që nuk ka fare menaxhim", tha Basha.

  •