Basha rikthehet në Thumanë: Këto janë 5 pikat që duhet të veprojë qeveria

27 Nëntor 2019, 14:26

Kreu i Partisë Demokratike edhe ditën e sotme ka qenë u pranishëm në Thumanë, ku shembja e tre pallateve nga tërmeti, la pas shumë viktima dhe të plagosur. Basha ka kërkuar edhe 5 pika që sipas tij qeveria duhet t'i përmbushë në mënyrë që të konkretizohet gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas kreu të PD, pikë së pari duhet që kërkim-shpëtimi duhet të vazhdojë deri në fund dhe nuk duhet të ndërpritet. Po ashtu sipas Bashës familjet që janë prekur nga tërmeti nuk duhen lënë në çadra por duhet të sistemohen në apartamente për të paktën 6 muaj.

Si pikë të tretë Basha ka theksuar se strukturat e shpëtim kërkimit shqiptarë duhet të stërviten, pasi nuk kishin mjetet e duhura për të punuar. Ndërsa më pas Basha ka shtuar se në pallatet e zonat e shpallura të pabanueshme duhet të evakuohen të gjithë personat. Në fund kreu i PD la thënë se duhet një informim sa më i mirë për pasojat e tërmetit duke qenë së Shqipëria është një zonë që goditet shpesh nga aktiviteti sizmik.

"Humbje e rëndë. Mendimet tona lutjet tona janë më familjet e tyre. Mirënjohje për punën që kanë bërë kërkim shpëtimit. Falenderoj të gjithë ata që kanë ardhur nga larg për të na ndihmuar. Me specializimin e tyre e kanë bërë më të lehtë punën e ekipeve të shpëtimit. Dje kam vizituar familjet në çadra. Është e vështirë." tha Basha.