Basha ripërsërit thirrjen për sa më shumë testime: Ja për çfarë iu luta Ramës

13 Prill 2020, 21:24

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë theksin te kryerja në masë e testimeve, si forma e vetme për të ndalur zinxhirin e transmetimit të përhapjes së COVID-19. Ai ka zbuluar edhe një nga kërkesat e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, lutje, siç e ka quajtur Basha, është mbyllja e fasonerive, apo bizneseve ku ka një grumbullim të madh njerëzish.