Basha shkon tek berberi, batutat: Kam ardhur me të qeth mjekrën

6 Prill 2021, 21:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve të tij në Njësinë nr.10 të kryeqytetit, ndaloi edhe tek berberit që frekuenton. Batutat dhe humori me punonjësit nuk munguan.

“Kam ardhur tek berberi im,”- tha Basha, ndërsa drejtohet për tu futur brenda.

Në këtë moment një prej punonjësve të sallonit i doli përpara kryedemokratit dhe i tha: “Hajde se të ka ardhur radha dhe ty”.

“Xhimi, kam ardh me të qeth mjekrën,”– tha Basha teksa iu drejtua berberit.

“Je lodhur? Po më vjen dita. Do të bëjmë rezervimin,”- vijoi Basha.

Patjetër, po të pres”, ia ktheu berberi.