Basha sjell dëshminë e një mjeku te urgjenca e QSUT-së: Sot jam vetëkarantinuar

11 Mars 2020, 17:55

Gjatë konferencës Lulzim Basha ka sjellë edhe dëshminë e një mjeku te Urgjenca e QSUT-së. Mjeku Ilir Allkja thotë se është vetëkarantinuar, pasi viztoi tre pacientë pa veshjet e duhura. "Unë dhe kolegët e mi jemi në vijën e parë. Unë sot jam i vetëkarantinuar derisa të konsiderohet gjendja ime, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë pa veshjet e duhura. Ne kemi shkuar me maskë të thjeshtë, ndërsa duhet të shkonim me veshje të posacme. Unë kam një thirrje, jeni më të kujdesshëm për personat që kërkojnë ndihmë" tha ai.