Basha s'ndal akuzat për inceneratorët: Afera të pastra mafioze, nesër do të jenë dhe në burg! I Elbasanit nuk punon, sado pak energji prodhon

17 Tetor 2020, 14:03

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka ndalur akuzat për inceneratorët, duke thënë se pas 25 prillit, për aferat të cilat i quan korruptive do të ketë përgjegjës që edhe mund të jenë në burg.

Sa i përket inceneratorit të Elbasanit edhe pse Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji që injektohet në rrjet, ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike, Basha ka ngulur këmbë duke u shprehur se edhe nëse prodhon sado pak energji ai nuk punon.