Lulzim Basha kërkoi nga Edi Rama që të japë dorëheqjen pasi sipas tij është fajtori kryesor për dështimin me negociatat. "Për fat të mirë me ndihmën e Zotit dhe Perëndimit piketat janë hedhur. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj ka një qëllim ti trajtojë të gjithë njëlloj. Pavarësisht se do të rikthimi në një tjetër mbledhje të BEsë apo do të kemi një tjetër mënyrë kontrolli dhe që drogën mos ta shohë fare.
Rruga për hapjen e negociatave shkruhet në 9 kushtet e Bundestagut. Përsëritja e zgjedhjeve të 30 Qershorit sipas një kodi të ri. Dua të konfirmoj edhe njëherë se jemi të vendosur për të bërë gjithcka për të mos e pranuar gjendjen e sotme, tërësisht dhe kryekëput përgjegjësi e një njeriu që sot po të kishte pasur një fije patriotizmi, duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe asgjë më pak, por as unë dhe as ju nuk e prisnim, ndoshta ndonjë socialist idealist" tha ai.