"Televizioni qeveritar që paguhet me paratë që u vidhen shqiptarëve, Report TV, dhe jo ty se për gazetarët kam shumë respekt, dua t'i them se shërbimet që i bën hajdutit Edi Rama, i merr të paguara dhjetëfish. Report TV paguhet me lekët që u vidhen këtyre qytetarëve. E drejta e protestës është më e shenjtë se e drejta e Edi Ramës për të vjedhur me Carlo Bolinon. Nuk ka Kod Penal që të ndalojë protestën, vetëm në vendet diktatoriale ndalohet protesta. Prandaj le ta marrin vesh të gjithë, në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës është Edi Rama. Në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës janë ata që vjedhin tek Unaza e re dhe që ndajnë paratë me pronarë të korruptuar mediash, si Carlo Bolino i Report TV dhe media të tjera të korruptuara', tha Basha.
Kryedemokrati provoi të shpjegonte përse bllokoi rrugën dhe shkeli ligjin i pari.
"Ka një kërkesë të banorëve për protestë dhe sepse në të drejtën kushtetuese dhe në të drejtën europiane ka një hierarki vlerash, normash dhe ligjesh", u shpreh kryedemokrati.
Sulmi i Bashës vijoi edhe ndaj televizionit tjetër kombëtar Top Channel.