Basha takim me banorët: Ka rёnё pandemi mbi pandeminë, në 25 prill kjo gjë do të ndryshojë

2 Mars 2021, 10:06 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 10:53:13

TIRANË-Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qyetatarë me biznese dhe qytetarë në Njësinë 4, ku fokusi ishte pandemia dhe situata ekonomike.

Kryedemokrati Lulzim Basha tha vendi është "pushtuar nga pandemia mbi pandeminë", pasi qytetarët ditën e sotme nuk kanë mundësi që të blejnë as gjërat minimale, pasi janë në krizë. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit nuk ka bërë asgjë për qytetarët."Ka rёnё pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë qё kanё harxhuar pёr tё kuruar tё afёrmin dhe kudo qё shkoj nёpёr ushqimore, nё dyqane buke mё thonj njerëzit s'kanё mё as me ble ushqimet e ditёs. Problemi kryesor ёshtё qё qeveria qё e ka detyra kryesore tё ndihmoj njerëzit nё koha tё tilla i ka lёnё vetёm tё gjithё. Ka lёnё vetёm familjarët, ka lёnё vetёm pacientёt, ka lёnё vetёm bizneset, biznesin e vogël, ka lёnё vetёm biznesin prodhues dhe gjithё paratë e taksave tuaja qё keni prej ditё sё parё qё keni hap biznesin ti dhe gjithё kolegёt tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, tё gjitha paratë i kanё marrё i kanё çuar nё xhepat e 10 oligarkëve. Tani unё tё garantoj qё me 25 prill me votёn tuaj kjo do tё ndryshojё. Sepse ta dini nё Maqedoni po jepet paketa e 5-tё e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisё qё bizneset e vogla ta ndihmonte me njё çek prej 1000 euro. Tё paktën tё paguanit gjёrat minimale, faturёn, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimё qё xhiroja juaj ka rёnё përtokë. Nё rastin mё tё mirё ka qenë gjysma e xhiros qё ka qenë para njё vitit", tha Basha.