Basha takim me biznese në Shkodër: Jeni shpresa për ta nxjerrë vendin nga kriza, jo lopa për t’u mjel

5 Prill 2021, 16:13

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në një takim me biznese të përpunimit të drurit në Shkodër, tha se, sipas tij, ky qytet dhe Shqipëria, janë në një krizë të thellë ekonomike.

Ai e vuri theksin te plani ekonomik i PD-së, duke thënë se nuk është një program mrekullish, por një zgjidhje konkrete e problemeve të biznesit.

Basha tha se bizneset janë rruga për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe jo “ lopa për t’u mjel për xhepat e korruptuar të zyrtarëve".

“Shqipëria dhe Shkodra janë në një krizë të thellë ekonomikë. Shkodra e ka përjetuar më së shumti, pasi ka përjetuar edhe një diskriminim politik. Pyetja e 25 prillit është fare e qartë. Çfarë do të ndodhë nëse nuk do ketë asnjë ndryshim? Sigurisht që gjendje do të bëhet keq e më keq. Prandaj zgjedhja është fre e qartë më 25 prill, të vazhdosh në këtë rrugë, do të thotë të shkosh me këmbët etua, me sy mbyllur drejt greminës. Duhet ndryshuar sa më parë. Dëshirën për ndryshim unë e dëgjoj kudo, çdo ditë. Në bazë të halleve dhe problemeve, vështirësive që ka pasur biznesi këto tetë vite, kemi hartuar një program me zgjidhje konkrete. Nuk është një program mrekullish, një program premtimesh, sepse ju jeni ngop me premtime të pa mbajtura. Programi ynë synon ta bëjë Shqipërinë konkurruese, si brenda për brenda, ashtu edhe jashtë. Taksa e sheshtë, ulja e çmimit të naftës. Me lekët që do mbeten në xhepat tuaj, ju do të jeni në gjendje të investoni, të hapni vende të reja pune, të rrisni prodhimin dhe t’i përgjigjeni edhe kërkesës për paga më të mira ndaj punonjësve.