Basha takim me biznesin në Durrës: 7 vjet kriza ekonomike është rënduar! Me PD-në prioritet do ketë sipërmarrja prodhuese

19 Nëntor 2020, 12:39 | Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 14:57

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet e tij me biznesmenët ku këtë të enjte u ndal në qytetin e Durrësit në një nga fabrikat e prodhimit të letrës. Duke folur me sipërmarrësin Bardhyl Baltëza ai solli në fokus dhe njëherë premtimet që PD ka bërë për biznesin e madh. Ai ritheksoi dhe njëherë premtimin e taksës së sheshtë 9% teksa një ndër vendimet kryesore të qeverisë së re do jetë ulja e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike.

"7 vjet krizë ekonomike janë rënduar për shkak të pandemisë dhe natyrisht për Durrësin janë rënduar edhe për shkak të tërmetit. Ka ardhur koha që të kemi një qeveri që të gjithë vëmendjen energjinë, financat, masat, planet strategjinë, t’ia kushtojë ekonomisë, t’ia kushtojë shëndetit shqiptarëve. Ndaj dua t’ju them që për mua dhe Partinë Demokratike, prioriteti numër një dhe leva numër një për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike është mbështetja e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen e tij dhe në veçanti për sipërmarrjen prodhuese, duke bërë të mundur që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun europian.

Për këtë mbetemi të vendosur për atë platformë që e kemi diskutuar edhe më parë së bashku me kolegët tuaj, dhe të çmimit të naftës dhe të çmimit të energjisë konkurrent në rajon dhe jo më të lartin siç është sot, të taksës së sheshtë 9% sa i përket biznesit prodhues siç jeni ju. Kemi propozuar për këdo që është hequr nga puna, ti s’ke hequr njeri por të tjerët janë detyruar të heqin njerëz nga puna, t’u japim nga një 200 mijë lekë të vjetra në muaj me kushtin që t’i rimarrin në punë. Për kreditë që je i detyruar të marrësh, në qoftë se merr kredi për të paguar punëtorët gjithçka për sa i përket interesit paguhet nga shteti, pra do t’i marrësh me 0 interes" - tha Basha. 

b.ha./Shqiptarja.com