Basha takim me Forumin për perspektivat për të ardhmen Europiane: Këto nuk janë vetëm një palë zgjedhje, janë luftë për demokraci

10 Mars 2021, 14:51

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me ‘Forumin Perspektivat për një të Ardhme Europiane’. Kreu i PD-së Basha shpalosi sipas tij planin për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europin. Sipas Bashës kjo gjë arrihet së pari duke përmirësuar jetën e shqiptarëve. Kreu i PD-së u ndal tek zhvillimi i zgjedhjeve të 25 prillit, ku theksoi se këto nuk janë vetëm një palë zgjedhje, por janë një luftë për demokracinë.