Basha takim me intelektualë në Gjirokastër: Politikat e qeverisë e kanë çuar arsimin në diktaturë, do të anulojmë ligjin për Arsimin e Lartë

19 Mars 2021, 18:27
  • Në vazhdën e takimeve që ka pasur në qytetin e Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konsumuar një kafe me personalitete të këtij qyteti. Kryesisht kreu i PD-së u ndal në diskutimin në lidhje me arsimit si dhe në fushën e shëndetësisë dhe sportit.

    Basha tha gjatë takimit se nuk ka pasur asnjë politikë për të mbështetur Arsimin e Lartë, por në të kundërt ka pasur politika qё e kanё çuar mbrapa madje edhe mё prapa se nё kohёn e diktaturёs.

    Sipas Bashës si nё çdo fusha tё jetës edhe tek arsimi, qëllimi nuk ka qenë progresi, nuk ka qenё përparimi, nuk ka qenё arritja e standardeve bashkëkohorë por ka qenë kontrolli, ka qenё pushteti, dhe kjo ka sjell nё shkatërrimin e arsimit tё lartё dhe cilësisë tё arsimit tё lartё.