Basha takim me mësuesit: Nuk do të ndëshkoheni nëse keni qëndrime të kundërta politike! Misioni jonë pas 25 prillit t’u largojmë frikën

27 Mars 2021, 14:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me mësues të arsimit parauniversitar në njësinë 11 në Tiranë, të cilët u shprehën se sot mësuesit e kanë të vështirë të ushtrojnë profesionin e tyre për shkak të trysnisë së drejtuesve.

Kryetari Basha teksa dëgjoi shqetësimet e mësuesve, theksoi se një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare pas 25 prillit, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi edhe tek arsimtarët.  Sipas tij, asnjë nga mësuesit që kanë mendimet e kundërta me qeverinë e ardhshme, nuk do të ndëshkohen. Më tej ai shprehu zotimin se me zbatimin e programit të Partisë Demokratike për arsimin që ditën e parë, do të mundësojë rroga më të mira për mësuesit dhe përmirësimi i kushteve të punës për ta.