Basha takim me mjekët e familjes: Pacientëve u bëhet tamponi me vonesë

3 Nëntor 2020, 20:59

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekë familje dhe specialistë të shëndetësisë. Sipas tij, për shkak të numrit të ulët të testimeve, shumë pacientë i dërgojnë për të bërë skanerin në QSUT.

"Dje mbi një orë e gjysmë kam qenë në telefon me të sëmurë dhe familjarë që kërkon mbështetje. Më thonë që një pjesë i detyroni që t'i coni për të bërë skanerin, nëse i çoni për të bërë skanerin të QSUT, ca do të thotë kjo a bëhet skaneri për këdo që ka simptoma", tha Basha.

Mjekët e familjes i janë ankuar kryedemokratit për mungesën e protokolleve të mjekimit dhe udhëzuesit klinikë. Gjithashtu sipas tyre, tampni vonohet mbi 14 ditë.

“Na sollën maska të skaduara, maskat kemi blerë vetë. Sistemi publik në Tiranë ka 2-3 skaner. Vetëm QSUT. Mund të ketë dhe Ushtaraku 1”.

“Maska nuk kemi, doreza nuk kem , sapun të thjeshtë nuk kemi, na ruajt Zoti!” Shqetësim ngritën edhe për vonesat me tamponimin e pacientëve.

“7 ditë për të marrë tamponin, dhe 7 ditë për përgjigjen. Personi është shëruar. Rasti që kam pasur dje është lajmëruar për tampon me 21 tetor, ia kanë marrë me 26 dhe ja kanë dhënë përgjigjen me 1 nëntor.