Basha takim me pedagogë dhe studentë: Përshtatja me tregun e punës dhe investimet në arsim do ndalojnë largimin e të rinjve

4 Shkurt 2021, 16:54 | Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 17:02

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Badha ka zhvilluar një takim me petagogët dhe studentët, një ditë pasi prezantoi një ditë më parë alternativën e tij për arsimin. Basha tha se angazhimet e demokratëve do të vihen në jetë nëse funksionon trekëndëshi universitet-treg-qeveri. Teksa njohu nga afër studentë dhe pedagogë me programin e PD për arsimin, Kreu i PD tha se do të financojë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë, ndërsa 1 në çdo 3 studentëve sipas tij do tu paguhet praktika. Nëpërmjet këtyre masave, Basha tha se synon mbajtjen e rinisë në vend.

"Universitetet nuk u përgjigjen nevojave të tregut. Bashkëpunimi universitet-biznes ka nevojë për incentivat. Arsimi dual ul edhe kostot e arsimimit. Programi ynë "Shqipëria fiton arsimin" një plan pune për qeverinë e nesërme. Të vetëdijshëm për nevojat e realitetit ekonomik. Ne mund të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për rininë. Falë teknologjisë të rinjtë tanë mund të bëjnë punë të mirëpaguara që nga Shqipëria. Trekëndëshi universitet-treg-qeveri domosdoshmëri për politika të suksesshme.  1 në çdo 3 studentë, praktikë 1-vjeçare të paguar 300 mijë lekë në muaj. Studimet thonë 7-9 nga 10 praktikantë punësohen.  Vendet e Ballkanit gati të përfitojnë nga nevojat e BE për burime njerëzore në teknologji.  Edhe Shqipëria duhet të bëhet gati për këto mundësi të reja. Do të jemi në gjendje të thithim investime të huaja dhe punësim me paga të larta.  Kemi një rini shumë të suksesshme", tha Basha.

b.ha./Shqiptarja.com