Basha takim me Urdhrin e Farmacistëve: Farmacitë janë kthyer në dyqane me lista! Vaksina e gripit prej 10 ditësh mungon

4 Nëntor 2020, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2020-11-04 14:31:27

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë për të diskutuar për problemet që ndesh ky sektor në këtë kohë pandemie. Ai shtoi se qytetarët po zhvaten me lekët që po blejnë ilaçet në trajtimin anti-COVID, teksa vuri theksin te mungesa e vaksinës së gripit. 

"Farmacitë janë kthyer në dyqane me lista, nuk janë marrë masa për furnizimin me barna dhe pastaj vaksina e gripit, nuk gjendet prej mëse 10 ditësh vaksina e gripit. kemi bërë disa inspektime dhe kemi pyetur mjekët dhe na figuron që nuk ka asnjë dozë vaksine", tha Basha.

Zyrtarë të Urdhrit të Farmacistëve u shprehën e shkak për mungesën e vaksinave janë dozat e pakta që janë sjellë.

"9500 vaksina janë importuar, janë zhdoganuar ose i janë dhënë leje zhdoganimi", u tha në takim, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë thotë se janë marrë 360 mijë doza. 

Në këtë takim, Basha evidentoi probleme dhe ofroi disa zgjidhje konkrete, mes të cilave vuri theksin që duhet të rimbursohen ilaçet e COVID.

"Informalitet në protokollin, po jepen ilace që nuk janë legalizuar dhe janë bërë pjesë e protokollit, dhe mungesë të medikamentë anti viral. Rimbursin i plotë i paketës Anti-COVID, kjo është plotësisht e përballueshme, paketa të jetë e legalizuar që të jepet leja e importit apo të regjistrohet si barna në sistemin shëndetësor, se po futen në tregun e zi me çmime shumë të larta. T'ju kërkohet importuese që të sigurojnë stokun e këtyre barnave se po boshatisen farmacitë nga barnat anti-viral. Dhe vaksinimi i popullsisë me vaksinën e gripit", tha Basha.