Basha takim në Patos me gratë që i kanë fëmijët në emigracion: Shqipëria po zbrazet, u duhet një qeveri që ua ndjen në shpirt vuajtjen! Unë ua njoh hallet

30 Mars 2021, 17:03

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim në Patos me gra që i kanë fëmijët në emigracion. Basha tha se emigrimi është plaga më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare. Arsyeja kryesore sipas tij, është paaftësia e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë. Basha u zotua se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur këtë katastrofë kombëtare me anë të thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimin e të rinjve në fushën e programimit.