Basha takim online me Komisioneren e BE, prezanton platformën e arsimit: 5 gjuhë të huaja falas

23 Mars 2021, 18:58 | Përditesimi: 23 Mars 2021, 18:59

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim online me Komisioneren e BE Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku në fokus të diskutimeve ishte arsimi, prezantoi platformën e arsimit online.

 Basha u shpreh se platforma e PD do të përfshijë 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme.Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Po t’I krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian. Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian. Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mudësuar lëvizjen e lirë. Partia Demokratike ishte në qeverisje dhe unë isha Ministri i   brendshëm kur arritëm të fitojmë Liberalizimin e Vizave që bëri të mundur që të rinjtë të lëviznin lirshëm. Unë vetë jam produkt i lirisë për të shkuar në Evropën Perëndimore dhe për të marrë një arsimim atje. Pra, kjo nuk është diçka që duam ta përdorim si dekurajim. Përkundrazi, kjo është diçka që ne duam të inkurajojmë dhe unë jam I lumtur sot kur dëgjoj se për herë të parë në histori, falë Komisioneres Gabriel dhe Komisionerit Evropian, ne kemi një rekord historik në një buxhet prej 26 miliardë Euro, komisionere, unë mendoj që ju thatë se kjo do t'i kushtohet kësaj axhende dixhitalizimi vetëm për sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe gati 100 miliardë euro për Bashkimin Evropian në tërësi.

b.ha./Shqiptarja.com