Basha takim online me Komisioneren e BE, prezanton platformën e arsimit: 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnime profesionale

23 Mars 2021, 11:25

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim online me Komisioneren e BE Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, ku në fokus të diskutimeve ishte arsimi, prezantoi platformën e arsimit online.

 Basha u shpreh se platforma e PD do të përfshijë 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme.