Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Mogherini kanë zhvilluar një takim joformal në Aeroportin e Rinasit. Basha nuk ishte i pranishëm në takimin që Mogherini zhvilloi me opozitën në zyrën e delegacionit të BE, pasi ndodhej në Gjermani.
E ndërsa Basha po kthehej nga Berlini dhe Mogherini po largohej nga Shqipëria, të dy kanë zhvilluar një takim në aeroportin e Rinasit.
Mogherini ndodhej sot në Shqipëri për t’i adresuar politikës shqiptare rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim me vendin tonë. Ajo pati takime me presidentin Ilir Meta, dhe kryeministrin Edi Rama.