Basha takon banorët në Vlorë: Turizmi drejt falimentimit, mungesa e paketës së ndihmës po i çon drejt mbylljes

13 Qershor 2020, 13:08

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme ka zgjedhur qytetin e Vlorës për t'u takuar me biznesmenët.

Ai thotë se kur shkoi atje gjeti lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.

“Hotelet janë 100% në ditën e tyre më të zezë, restorantet mbahen me këto të qytetit, nuk është se ka të ardhur nga qytetet e tjera apo nga Kosova. Na kanë premtuar për dy nga punonjësit atë 40 mijë lekëshin, por ai mbulon vetëm një muaj. Ndërkohë, vajtëm 4 muaj pa punë edhe nuk e dimë akoma sesa do të jemi. Qiranë edhe detyrimet e tjera i kemi paguar një më një”, thotë një biznesmen.